Berge i lumtur te Sheffield

Berge i lumtur te Sheffield

Sander Berge është i lumtur te skuadra angleze Sheffield United, dhe nuk është i interesuar të ndërrojë ekip, raporton “Examiner”.

Mesfushori i kombëtares së Norvegjisë kohëve të fundit është lidhur me një transferim të mundshëm tek Arsenali, ku spekulohet se “Topçinjtë” janë të interesuar për Berge.

Këtë edicion, 22-vjeçari ka bërë nëntë paraqitje me skuadrën e Sheffield United, ku ka arritur të regjistrojë një gol dhe një asistim.