Topalli flet pasi realizoi gol në minutën e fundit, këto janë fjalët e tij
BKT
Sport

Topalli flet pasi realizoi gol në minutën e fundit, këto janë fjalët e tij

Jetmir Topalli e ka shpëtuar nga humbja Yeni Malatyasporin në ndeshjen e sotme ndaj Gaziantepit.

Gaziantepi ka qenë nikoqir i Yeni Malatyasporit në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e sotme u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2. Ish-futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të.

Për pak minuta sa luajti, futbollisti kaçanikas la gjurmë. Ai shënoi në minutën e 90-të për rezultatin baras 2:2.

Pas ndeshjes, Topalli u shpreh i lumtur me golin e shënuar dhe barazimin e sotëm.

“Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë kur kemi ardhur këtu. Ata kishin lojtarë shumë të mirë. Ne luftuam deri në fund. Ne ramë mbrapa të dy here, deklaroi ai.

“Mund të humbnim, por kurrë nuk u dorëzuam. Jam i lumtur që morëm një pikë”, tha Topalli për faqen zyrtare të klubit turk.