Ahmeti: Nëse shtatorja e Vokrrit s’ka lidhje me të,s’do lejohet të vendoset

Ahmeti: Nëse shtatorja e Vokrrit s’ka lidhje me të,s’do lejohet të vendoset

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për formën se si janë punuar shtatoret e Adem Jasharit dhe Skënderbeut që janë përuruar sot.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nëse shtatorja e Fadil  Vokrrit është si maketa e prezentuar më herët, ku nuk ka lidhje me figurën e tij, ajo nuk do të lejohet të vendoset.

Postimi i plotë:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.

Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Urime dita e flamurit!.