
12:36 / 29.11.2020
“Forca miku im”, ylli i Juves dedikim sulmuesit të Shqipërisë
Lëvdata Myrto Uzunit dhe më pas dedikim për Giacomo Vrionin.
Alvaro Morata gjatë kësaj jave nuk e ka kursyer mirësinë ndaj shqiptarëve dhe dje golin e shënuar kundër Benevento ia kushtoi pikërisht futbollistë të kombëtares kuqezi.
Giacomo Vrioni, pjesë e skuadrës së Juventusit, ditët e fundit ka pësuar një frakturë në stërvitje dhe i duhet të operohet. Morata ka menduar që golin e djeshëm t’ia dedikojë pikërisht djaloshit nga Sukthi.
Spanjolli, pas ka shënuar i është drejtuar një prej kamerave në stadiumit dhe dallohet qartë kur thotë “Forca miku im”. Nuk mungon edhe falënderimi i Vrionit, që e ka postuar videon në “Instagram”.