Lewis Hamilton infektohet me COVID-19, mungon në Sakhir GP
BKT
Sport

Lewis Hamilton infektohet me COVID-19, mungon në Sakhir GP

Një tjetër sportist elitar preket nga Covid-19.

 Lewis Hamilton ka bërë tamponin së fundmi dhe përgjigja ka qenë ajo që piloti britanik nuk e dëshironte.

Hamilton është i infektuar dhe tashmë i duhet të izolohet dhe për këtë arsye ai do të mungojë në garën e rashës në Formula 1.

Piloti i Mercedes nuk do të jetë në pistën në Bahrain, në Sakhir Grand Prix. Hamilton është shpallur kampion më parë dhe mungesa në këtë garë nuk ka ndonjë ndikim për të.