15:54 / 02.12.2020
Ylli i Kosovës infektohet me koronavirus
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Elbasan Rashani ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe do të jetë i izoluar deri më 9 dhjetor.
Siç raporton klubi i tij Odd, Rashani dhe dy futbollistë tjetër kanë shkallë të vogël të simptomave.
Rashani 27-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit të Norvegjisë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 20 paraqitje.























