Ronald Koeman i lumtur me rezultatet e Barcelonës
BKT
Sport

Ronald Koeman i lumtur me rezultatet e Barcelonës

Barcelona si duket ka nisur të marrë veten dhe t’i rikthehet formës.

Katalunasit mposhtën mbrëmë Ferencvarosin me rezultat 0-3, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në La Liga, blaugranët janë 12 pikë larg vendit të parë që aktualisht e mban Real Sociedadi, por me dy ndeshje më pak të luajtura.

Pas fitores së mbrëmshme ka folur trajneri holandez, Koeman, i cili është shprehur i lumtur me ndryshimet pozitive që po i sheh tek skuadra e tij.

“Kohët e fundit, ne kemi më shumë efektivitet. Në mbrojtje ne ende mund të përmirësohemi, por ne jemi në rrugën e duhur dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha ai, transmeton infokusi.

“Dallimi është se skuadra ka qenë efektive në këto ndeshje. Është një ndryshim mjaft i madh krahasuar me fillimin e sezonit”, ka deklaruar Koeman.

Kujtojmë që Barcelona gjendet në pozitën e shtatë në La Liga, me 14 pikë.