16:32 / 03.12.2020
Publikohen zyrtarët e fundjavës, ja kush gjykon derbin Drita-Ballkani
Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell disa superndeshje dhe mjaft të nxehta.
Padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan ku të dielen ndeshën Drita e Ballkani, ndeshje kjo që edhe mund të vendosë për titullin vjeshtor.
Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka caktuar “bilbilat” që do ta ndajnë drejtësinë në këtë javë.
Ndeshja Drita – Ballkani i është besuar Dardan Çakës, ndërsa dueli tjetër shumë interesant është ai ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, e ku drejtësinë do ta ndajë Valbon Hoxha.
Më poshtë gjeni komplet gjyqtarët e deleguar të javës së 16-të.
























