22:41 / 04.12.2020
Pochettinon mund ta zëvendësojë Zidanen
Mauricio Pochettino mund të jetë zëvendësuesi i Zinedine Zidane.
Klubi nga Madridi raportohet se është në kontakte me Pochettinon pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet e fundit nën urdhrat e Zidanet.
Presioni ndaj francezit Zidane është rritur këtë javë pas humbjes nga Shakhtari në Ligën e Kampionëve, transmeton Albeu.
Pochettino është trajner i lirë që nga largimi prej Tottenhamit, është kandidati kryesor teksa sipas "Sport", palët tashmë kanë vënë kontaktet e para.























