23:18 / 04.12.2020
Interesim nga Serie A për Draxler
Skuadrat më të mëdha italiane, Roma, Juventus, Inter dhe Milan janë në kërkim të Julian Draxler.
Agjenti i lojtarit ka pasur biseda me drejtuesit e këtyre katër skuadrave të mëdha italiane të cilat tani do të duelojnë mes vete se cila do ta bind lojtarin me ofertën më të mirë.
PSG ka kërkuar nga Draxler që të largohet në janar në mënyrë që të fitojnë ndonjë gjë nga shitja e tij, por gjermani ka refuzuar një kërkesë të tillë.
27-vjeçari që këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje është i vendosur të largohet nga Parc de Princes vetëm si lojtar i lirë në verën e vitit 2021.























