Nadal bën parashikimin e “frikshëm” për rivalët
BKT
Sport

Nadal bën parashikimin e “frikshëm” për rivalët

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, mendon se ai, Roger Federer e Novak Djokovic do të vijojnë të jenë protagonistë në fushë edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas tij, kjo treshe do të vijojë të dominojë në sportin e tenisit edhe pse kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që po i vënë ata në vështirësi.

“Mendoj se unë, Roger e Novak do të jemi në fushat e lojës edhe për pak kohë dhe do të jemi protagonistë. Objektivi ynë është të fitojmë të tjerë trofe, ndaj nuk ndalemi. Tek ne vihet re puna, dedikimi e pasioni për këtë sport, që shpesh mungon te të rinjtë, ndaj dhe mosha për ne nuk është veçse një numër”, tha Nadal.