Trajtat e shkurtra(Vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik
Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë nga shtypi librin “Trajtat e shkurtra (vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik)” të autorit Qëndrim Morina.
Ky libër, i hartuar kujdesshëm nga Morina, paraqet një prurje të re për studimet e shqipes.
Morina në këtë libër ka përfshirë shembuj fjalësh dhe fjalish nga: libra, gazeta, portale, emisione televizive, faqe zyrtare të komunave të Kosovës, procesverbale të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës, fatura të energjisë elektrike, komente të individëve të publikuar në rrjetin social “Facebook” etj. Me këtë korpus shembujsh nga këto fusha, Morina ka analizuar trajtat e shkurtra të përemrave vetorë.
Libri ka një rëndësi të veçantë për shkak të shembujve të ndryshëm që mund të shërbejnë për mësim sa më të lehtë nga nxënësit, studentët, gazetarët etj. të trajtave të shkurtra të gjuhës shqipe.
























