18:37 / 15.12.2020
Eriksen dëshiron kalimin te PSG
Kristian Eriksen e ka të pamundur të tregojë paraqitje pozitive me Interin, kjo edhe për shkak të minutave të pakta që i janë dhënë nga trajneri Konte.
Në këtë situatë, mundësitë që danezi të largohet në janar nga zikaltërit janë shumë të mëdha. Shumë skuadra janë vënë në gjurmët e tij, dhe duan ta kenë pjesë të tyre.
Arsenali dhe Mançester Junajtid janë dy skuadrat që duan shërbimet e futbollistit dhe do të përpiqen ta afrojnë gjatë merkatos dimërore, transmeton Panorama.
Megjithatë sipas asaj që raporton media angleze, “Daily Star”, Eriksen ka refuzuar të rikthehet në Premier Ligë. Dëshira e futbollistit është të transferohet te PSG-ja, që gjithashtu ka shfaqur interes për të.























