22:41 / 16.12.2020
Inter fiton ndaj Napolit
Inter ka fituar ndaj Napolit, në atë që është konsideruar ndeshja më e rëndësishme e kësaj xhiroje në Serie A.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1 – 0 për Interin.
Golin e vetëm e ka shënuar Romelu Lukaku në minutën e 73-të nga penalltia.
Napoli nga minuta e 71-të kanë mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Lorenzo Insigne është ndëshkuar me të kuq.























