Allegri e Pochettino, favoritë për stolin e PSG-s
BKT
Sport

Allegri e Pochettino, favoritë për stolin e PSG-s

Massimilano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin në pozitën e trajnerit të Paris Saint-Germainit, ka shkruar ESPN të premten.

Mësohet se drejtuesit e klubit francez nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit gjerman, që mund të shkarkohet nëse nuk arrin fitore ndaj Lillet në kampionat.

PSG-ja, të dielën mbrëma luan në udhëtim ndaj Lillet që është lider në Ligue 1, transmeton Ekonomia Online. 

Si Allegri, ashtu edhe Pochettino janë të papunë dhe po shihen si opsione të duhura nga drejtuesit e ekipit francez.

Tuchel 41-vjeçar, është në krye të PSG-së që nga verë e vitit 2018 dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Nën drejtimin e teknikut gjerman, PSG-ja ka fituar dy tituj kampioni të Francës.