21:31 / 20.12.2020
Më të mirët e vitit 2019 në letërsi, gjashtë fituesit
Mira Meksi, Romeo Çollaku, Alisa Velaj, Llambro Ruçi, Shkëlzen Zalli dhe Mateo Mandala janë krijuesit më të mirë të vitit 2019.
Juria e Çmimeve Kombëtare për letërsinë vlerësuan si romanin më të mirë të vitit të shkuar “Diktatori në udhëkryq”, të autores Mira Meksi.
Si përmbledhja më e mirë me tregime u vlerësua vepra e Romeo Çollakut, “Mikrobus”.
Ndonëse janë ndarë nga jeta Llambro Ruçi dhe Shkëlzen Zalli vijojnë të vlerësohen për kontributet që lanë pas në gjuhën shqipe. Llambro Ruçi si përkthyes i Iliadës dhe Shkëlzen Zalli si autori i të vegjëlve.
Në zhanrin ese kryesoi Mateo Mandala me kontributin e tij mbi arbërishten./a2























