Milani synon një sulmues dhe një qendërmbrojtës në janar
BKT
Sport

Milani synon një sulmues dhe një qendërmbrojtës në janar

Një sulmues dhe një qendërmbrojtës, Milani ka dy objektiva në merkaton e janarit dhe drejtuesit janë fokusuar në këtë aspekt. 

Gara për titullin kampion kërkon përforcime dhe te Milani e dinë mirë një gjë të tillë.

Emri që pëlqehet për repartin ofensiv është Luka Jovic, në fakt një dëshirë e kahershme e kuqezinjve. Negociatat kanë rinisur dhe dyshja Maldini-Massara do të takohen me Fali Ramadanin, agjentin shqiptar të sulmuesit të Real Madrid.

Sportmediaset raporton se kampionët e Spanjës janë dakord të huazojnë lojtarin serb në Serie A deri në fund të sezonit. Një huazim i pastër pa të drejtë apo detyrim blerje, teksa në takimin me menaxherin Ramadani do të diskutohet për rrogën e 23-vjeçarit.

 

Jovic dhe Rebic duke festuar një gol me Eintracht

Reali pagoi 63 milion euro tek Eintracht Frankfurt për Jovic, por ky i fundit nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij dhe në Madrid shpresojnë që aventura me Milanin do e rikthejë në formën e tij më të mirë.

Në Milanello do të gjentë Ante Rebic, me të cilin formoi një dyshe spektakolare në Bundesligë. Një alternative shumë e mirë për Zlatan Ibrahimovic dhe te Milani ka optimizëm se do të arrihet shpejt akordi i kalimit të Jovic nën urdhrat e Piolit.