Pandemia nën vëzhgimin krijuesit
BKT
   Libër & Ide

Pandemia nën vëzhgimin krijuesit

Autori i shumë librave me karakter studimor e artistik, Agim Vinca, së fundi ka botuar një libër për pandeminë me titull “Ditar i Pandemisë”, botar nga SHB Artimi.

"Kam regjistruyar jo vetëm faktet, por kam medituar edhe per letërsinë, kulturën, filozofinë, për jetën në përgjithësi".

Thekosi ndër të tjera, dr. Agim Vinca, autor i shumë veprave letrare e publicistike në “Aktual” në RTK.

Ai më tej ka folur për infeksionet të këtij lloji gjatë historisë që ishin, po kështu, tragjike për njerëziot tanë.

“Shqiptarët kanë pasur traditë të lashtë, të cilët kanë ditur t’i gjejë ilaçin edhe epidemive, fjala vjen, ‘lisë së zezë’, që populli i thoshte ‘li e bardhë’, që është mitike”, deklaroi krijuesi Vinca.

Më tej ai foli për ditarin si lloj i shkrimit letrar, historikun e tij, ku sipas tij, rëndësia e ditarit është e shumanshme, se vetëm gjëja e shkruar mbetet në tejkohë,

“Ditari është formë letrare e shkrimit, ku, fjala vjen, në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore, ke ditar që janë vepra të rëndësishme, bile edhe kryevepra, siç është psh, ditari i Shën Augustinit, e shumë autorë të tjerë”, shtoi krijuesi Vinca.

Ai tutje përmendi autorë shqipatrë që kanë mbajtur ditarë, ku, sipas tij, ndër më të rëndësishëm,  janë ditari i akad. Qosja, pastaj ditari i Kadaresë, etj.

Për fund autori përmend motivet që përfshihen në brendi të librit “Ditar i Pandemisë”, me mesazhin simbolik që nga pandemia të kalojmë në epidemi, deri në shërim të plotë nga infeksioni COVID-19./RTKLive