19:57 / 21.12.2020
Zurich po ndjen mungesën e Kolollit, pa të sulmit duket i varfër
Skuadra e Zurichut po e ndjen mungesën e futbollistit kosovar Benjamin Kololli.
Kololli për shkak të një lëndimi i ka munguar skuadrës zvicerane në dy ndeshjet e fundit madje ai do të mungoj deri në janar, derisa Zurich në këto dy ndeshje nuk arriti ta gjejë rrugën e golit.
Në kuadër të javës së 12-të luajti pa gola me Luzernin, kurse të dielën në kuadër të javës së 13-të, pësoi 1:0 nga Servette, transmeton zeri.
“Pa Kolollin, Zuerichu është i parrezikshëm”, ka shkruar gazeta e njohur zvicerane, Blick, duke dhënë kështu sinjale sesa i rëndësishëm është futbollisti i Kosovës në ekipin zviceran, ku luajnë edhe dy lojtarë tjetër të Kosovës, Hekuran Kryeziu e Fidan Aliti.























