Pioli: Jo të gjithë mund të luajnë për Milanin
BKT
Sport

Pioli: Jo të gjithë mund të luajnë për Milanin

Milani është në vendin e parë në Serinë A dhe është e vetmja skuadër që mbetet e pamposhtur në kampionatet elitare të Europës. Kuqezinjtë kanë sot edhe një ndeshje të fundit për të mbyllur këtë vit pozitiv teksa përballen me Lacion.

Trajneri Stefano Pioli ka kërkuar edhe një sforco të fundit, ndërsa shprehet se në merkaton e janarit do të kërkojnë lojtarë që i përshtaten kuqezinjve pasi jo të gjithë mund të luajnë aty, transmeton "Vip Sport".

“Milani ka nevojë për profesionalizëm, uri dhe sjellje të duhur. Do të marrim lojtarë të rinj vetëm nëse kanë kualitetet e duhura, sepse nuk shikohet vetëm ana tekniko-taktike, por edhe ajo morale. Ne punojmë me shumë vëmendje dhe kujdesemi për gjithçka, ndaj duhet të vijnë futbollistë me karakteristika të duhura.

Momenti im më i lumtur në vitin 2020? Kënaqësia ime është në atë që shoh te futbollistët çdo ditë. Është një grup ambicioz që kërkon të rritet. Sakaq, dita më e lumtur ishte kur Gazidis më tha se kishin vendosur të vazhdonin bashkëpunimin me mua”, u shpreh Pioli.