Gazetari italian e ka këtë vlerësim për Muriqin e Rrahmanin
BKT
Sport

Gazetari italian e ka këtë vlerësim për Muriqin e Rrahmanin

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi e Amir Rrahmani që janë pjesë e kampionatit Italian të futbollit Serie A, kanë zhgënjyer në performancat e tyre këtë edicion.

Rrahmani debutoi në fanellën e Napolit, katër muaj pas nënshkrimit të kontratës. Kurse Muriqi përkundër dhënies së hapësirës nga skuadra e Lazios, ende nuk ka arritur të gjejë golin.

Për këtë, gazetari italian, Andrea Sereni, dyshen kosovare e ka vendosur në mesin e futbollistë që dështuan vitin që shkoi në Itali.

“U deshtë viti i ri për të parë debutimin e Rrahmanit në fanellën e Napolit. Tre minuta kundër Caglarit, në fitore. Dhe të thuhet se presidenti De Laurentiis investoi në të 14 milionë euro”, shkruan Sereni.

Fjalë të njëjta italiani ka edhe për Vedat Muriqin, që në afatin kalimtar të verës 2020, u transferua tek Lazio nga Fenerbahçe.

“Blerja e dytë më e shtrenjtë e epokës Lotito, i ndjekur për muaj të tërë, Muriqi është një nga zhgënjimet e kampionatit. Duke kushtuar 18 milionë euro, sulmuesi kosovar deri më tani ka zhvilluar 11 paraqitje, tri prej tyre si titullar, por që nuk arriti të shënoi asnjë gol të vetëm”.

Megjithatë, Sereni shkruan edhe se Muriqit ka nevojë për besim, dhe se shpërthimin mund ta gjejë shumë shpejt.