De Rosi: Karrierën si trajner e filloj në Europë
BKT
Sport

De Rosi: Karrierën si trajner e filloj në Europë

Daniele De Rosi, edhe pse ende nuk e ka marrë liçencën për të drejtuar një skuadër si trajner, po mendon seriozisht për të ardhmen e tij në këtë fushë. Madje, ish-futbollisti i Romës thekson se do të donte ta niste karrierën si trajner në Europë dhe nëse do të duhej të punonte jashtë saj, atëherë do të donte të trajnonte Boca Juniors.

Ndër të tjera, De Rosi ka pasur kritika edhe për disa ekipe të Serisë A, të cilat sipas tij nuk shihen me sy, transmeton "Vip Sport".

“Tani po studioj për të qenë trajner dhe eksperienca ime e parë do të jetë në Europë. Por, nëse do të më duhet të kaloj Oqeanin, do ta bëja vetëm për Boca Juniors. Do të më pëlqente të trajnoja një ditë atje. Është pak e çuditshme të flas për karrierën si trajner, kur ende nuk kam liçencën. Por, nëse nuk do të ishte për pandeminë, tani edhe mund të kisha dokumentet për ta bërë. Megjithatë, besoj se pas disa muajsh do të nis të punoj. Në mes të dhjetorit kam nisur kursin dhe e bëj nëpërmjet kompjuterit. Por, që në fund të shkurtit besoj se do të jemi në Firencë në Koverçiano. Edhe pse nuk e dimë se pandemia i ka ndryshuar të gjitha”, ka thënë ai.