Bilbao kalon Realin, në finale takohet me Barcelonën
BKT
Sport

Bilbao kalon Realin, në finale takohet me Barcelonën

Reali i Madridit është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës, nga Atletico Bilbao.

Bilbao mposhti 2-1 Real Madrid dhe tani do të përballet me Barcelonën në finalen e madhe.

Kjo falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, nga Raul Garcia në minutat 18’ dhe 38’.

Goli i Benzemas nuk vlejti për Realin, që të paktën të gjente barazimin, pavarësisht se ndeshja u luajt deri në minutën e 98’.