Bundesliga rikthehet me sfidën Berlin- Leverkusen, formacionet e mundshme

Bundesliga rikthehet me sfidën Berlin- Leverkusen, formacionet e mundshme

Union Berlin pret në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusen, ku të dy skuadrat i ndajnë vetëm katër pikë në tabelë.

Union Berlin është duke pasur një sezone tejet të mirë, i cili ishte i papritur nga shumë analistë, ku e kanë okupuar pozitën e pestë. Ndërsa Bayer Leverkusen ka pësuar rënie të formës, pasi ka dështuar të fitojë tre ndeshjet e fundit.

Pas 15 ndeshjeve, Bayer Leverkusen ka tetë fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me gjithsej 29 pikë.

Kurse, skuadra e Union Berlin pas 15 xhirosh, pozicionohet në vendin e pestë me gjashtë fitore, shtatë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar kështu 25 pikë.

Të dy skuadrat pritet të hynë me lojtarët më të mirë në këtë ndeshje, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto.

Union Berlin (3-5-2): Luthe; Friedrich, Knoche, Hubner; Trimmel, Promel, Andrich, Ingvarsten, Lenz; Becker, Awoniyi

Bayer Leverkusen (4-3-3): Hradecky; L.Bender, Tah, Tapsoba, Sinkgraven; Wirtz, Baumgartlinger, Amiri; Bailey, Schick, Diaby

20:30 Union Berlin (5) – Bayer Leverkusen (3) (Stadiumi An der Alten Forsterei)