Godet Llapi, blen libanezin

Godet Llapi, blen libanezin

Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin me nënshtetësi belge, Amir Hossari.

Palët kanë kompletuar dokumentacionin dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.

27-vjeçari është futbollist i tre pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë dhe mesfushor defanziv, i cili vije nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.

“Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu”, ka thënë Hossari.

“Do të jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgatitemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku”, ka deklaruar Hossari për faqen zyrtare të klubit.

Amir Hossari do ta mbaj numrin 3 në fanellë. Ky transferim është mundësuar falë angazhimit të menaxherit shqiptar të lojtarit, Musa Quranolli nga Baseli.