Milik gjen skuadër të re, rinis nga Franca

Milik gjen skuadër të re, rinis nga Franca

Telenovelës “Milik” duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi polak ka gjetur marrëveshjen me Olimpique Marseille, që drejtohet nga Vilas-Boas.

Tani klubi francez duhet të gjejë gjuhën me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, në bazë të një huazimi me të drejtën e blerjes që bëhet e detyrueshme pas aktivizimin në ndeshjen e parë. Një operacion që kap vlerën e 7 milionë eurove, plus 3 bonuse, por që gjithçka të bëhet konkrete duhet që sulmuesi të rinovojë kontratën me Napolin për dy vjet, transmeton Super Sport.

Duket se mungon shumë pak që të dalë tymi i bardhë. Milik dëshiron të jetë menjëherë protagonist në fushë për të kapur formën për Europianin, ndërsa Napoli nuk kërkon ta humbë me parametër zero në qershor.