Bytyqi asiston për golin e Cikalleshit, por kjo s`i mjafton Konyasporit

Bytyqi asiston për golin e Cikalleshit, por kjo s`i mjafton Konyasporit

Zymer Bytyqi dhe Sokol Cikalleshi janë paraqitiur mirë, por kjo nuk i ka mjaftuar klubit të tij, i cili ka pësuar humbje në kampionatin turk. 

Konyaspor ka humbur si vendas nga Goztepe me rezultatin 2-3. 

Ka qenë minuta e 54 kur Sokol Cikalleshi ka gjetur golin pikërisht nga një asist i Zymer Bytyqit. 

Për Konyaspor ka shënuar edhe Amir Hadziahmetovic. 

Por Marko Mihojevic, Peter Zulj dhe Peter Zulj me golat e tyre nuk kanë lejuar që Goztepe të mposhtet.