Kurti takohet me Ambasadorin e Norvegjisë

Kurti takohet me Ambasadorin e Norvegjisë

Ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, sot e priti në zyren e tij, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati ynë për kryeministër, z. Albin Kurti, bashkë me asistenten e tij, znj. Valë Gjonbalaj.

Ata diskutuan për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, përgatitjet që po i bën Lëvizja për fushatë, dhe veçanërisht për rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ditën e votimit. 

Kryetari u shpreh se këto zgjedhje dallojnë shumë nga ato të mëparshmet për shkak se këtë herë ato më shumë do t’i ngjajnë një referendumi. Ambasadori e përgëzoi Kryetarin për përfshirjen e madhe të grave në listën tonë garuese dhe i uroj suksese në këto zgjedhje. Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për Kosovën. 

Dy palët u pajtuan që të mbeten në kontakt dhe të avancojnë bashkëpunimin edhe në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


MË SHUME NGA Aktuale