Shuplaka ndaj rivalit do t’i kushtojë shtrenjtë Messit
Një shuplakë që do t’i kushtojë shtrenjtë Lionel Mesit. Kapiteni i Barcelonës u tradhtua nga nervat në sekondat e fundit të shtesës në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, teksa goditi me shuplakë Villalibre dhe gjyqtari kryesor e nxori me karton të kuq pasi pa pamjet në VAR.
Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Gazeta “Marca” raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.
Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me Kombëtaren e Argjentinës.
Momenti-jo i Barcelonës në këtë sezon, kuptohet qartë në veprimet e Lionel Messit, gjeste që 6 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk i kishte bërë kurrë në të kaluarën.























