Ribery dëshiron të kthehet në Bundesligë

Ribery dëshiron të kthehet në Bundesligë

Ish-ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka lënë të kuptohet se është i hapur për t’u kthyer në Bundesligë, edhe pse theksoi se tani për tani është i përqendruar te skuadra e vet Fiorentina.

Ribery u bë legjendë në Bayern duke e fituar titullin në Bundesligë nëntë herë gjatë 12 sezoneve me bavarezët, transmeton Express.

Ish-përfaqësuesi i Francës iu bashkua Fiorentinës në Serie A sezonin e kaluar dhe është bërë figurë kyçe për skuadrën vjollcë, duke i bërë 15 paraqitje këtë sezon.

Kontrata e Ribery me Fiorentinën mbaron në fund të këtij sezoni dhe, edhe pse 37-vjeçar, ai po mendon të vazhdojë të luajë, me mundësi në Gjermani përsëri.

“Tani për tani po mendoj vetëm për Fiorentinën. Jam i rëndësishëm për këtë ekip. Por nuk e hedh poshtë kthimin në Bundesligë kur të mbaroj punë këtu”, tha Ribery.