Conte: ʺNë Seria A nuk ka ndeshje të lehtaʺ
BKT
Sport

Conte: ʺNë Seria A nuk ka ndeshje të lehtaʺ

Pas fitores bindëse ndaj Juventusit 2-0 në ʺGiuseppe Meazzaʺ, Interi rikthehen në fushën e blertë nesër ndaj Udinezes e programuar të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ʺDacia Arenaʺ. Trajneri i Interit, Antonio Konte shfaqet në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur për këtë sfidë:

ʺNë Serinë A nuk ka ndeshje të lehta, por ka vetëm ndeshje të vështira me skuadra që janë të fortë fizikisht, njësoj siç është dhe Udinese. Udinese luajti në mesjavë ndaj Atalantës dhe e vërtetoi këtë gjë, ku kishte lojtarë të fortë dhe të aftë për të dalë në kundërsulm. Do të jetë njlë ndeshje e luftuar në të gjitha pikëpamjet, pasi ato mund tʼi hapin probleme çdo ekipiʺ, ka thënë ai. 

Sipas tij, ndaj Juventusit duhet ndeshje perfekte. ʺE pashmangshme, kur mposht skuadra të mëdha si Juventusi e cila është mësuar të jetë e fortë në kampionat, nevojitej një ndeshje pa asnjë gabim. Ne ishim të aftë të godisnim pikat e tyre të dobëta dhe iʼa dolëm mbanë. Kemi marrë tri pikë dhe e kemi kuptuar që jemi në rrugën e duhurʺ. ka thënë Conte.

Ai ka folur për Champions League. "E konsideroj këtë kampionat me shtatë skuadra të cilat mund të luftojnë për titullin dhe zonën Champions deri në fund. Faza e parë e ka konfirmuar si faktʺ, ka thënë Conte.

Ai është shprehur se tash është i koncentruar vetëm tek Udinese. ʺMendojmë vetëm për Udinezen. Kjo është ndeshja më e rëndësishme, prioriteti është kampionatiʺ, ka thënë Conte.

Ai ka folur edhe për sulmuesit e skuadrës. ʺNjë karakteristikë e ekipit tim është se nuk shënojnë vetëm ata. Është e pashmangshme që të dy sulmuesit të veprojnë si një terminal sulmues, për ta ka mundësi dhe raste për të shënuar, por ekipet e mia përfshijnë të gjithë lojtarët. Ne sulmojmë ndryshe dhe me lojtarë të ndryshëm, me të gjitha repartet”, ka thënë Conte, transmeton Panorama.

Conte është ndalur edhe te rritja e skuadrës.ʺGjithmonë e kam thënë, kemi filluar një rrugë që me kalimin e kohës ka parë përmirësime të qarta, edhe në mentalitet, në përballjen e ndeshjeve në mënyrën e duhur. Tani kemi nevojë për rritje, teknikë dhe taktikë, si dhe përqendrim, nga pjesë e të gjithë lojtarëve. Dhe të gjithë ata, pak a shumë shpejt, po përmirësohen nga të gjitha pikëpamjet. Në një vit e gjysmë, përmirësimet kanë qenë të shumta, disa shihen më shumë, të tjerët më pak, por gjithashtu shoh në linjat e ndalimit që gjithmonë të sjellim diçka më shumë në shtëpi. Nëse duam të qëndrojmë në krye, kufijtë e gabimit duhet të jenë minimale. Ne nuk mund të jemi të kënaqur me suksesin e përditshëm efemeral, ne mendojmë të sjellim diçka të rëndësishme në fund të sezonit”, ka thënë ai.