Tottenhami triumfon ndaj Wycombe dhe siguron kualifikimin tutje

Tottenhami triumfon ndaj Wycombe dhe siguron kualifikimin tutje

Tottenhami ka siguruar kualifikimin tujte me fitore në udhëtim te Wycombe.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi me rezultat bindës 1 – 4, shkruan lajmi.net.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Onyedinma (26′).

Por, Spurs barazuan përmes Gareth Bale që shënoi pas asistimit të Lucas (45+2), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në fundin e ndeshjes, Tottenhami shënoi edhe dy herë brenda dy minutave për të siguruar kualifikimin tutje, transmeton lajmi.net

Ishte Harry Winks që kaloi mysafirët në epërsi (86′), derisa  Ndombele realizoi edhe dy herë për të siguruar fitoren (88′, 90+3).

Në rrethin e pestë të FA Cup, Tottenhami do përballet me Evertonin.