City fiton thellë, rrëmben kryesimin

City fiton thellë, rrëmben kryesimin

Manchester City ka fituar thellë ndaj West Bromwich Albion.

Ndeshja e zhvilluar të martën ka përfunduar me rezultatin 0 - 5. 

Ilkay Gundogan dy herë dhe Joao Cancelo, Riyad Mahrez dhe Raheem Sterling, janë shënuar në listën e realizatorëve. 

Pas kësaj fitore City kryeson tabelën e Premier League me 41 pikë.