Fernandes votohet si transferimi më i mirë i Premierligës gjatë Janarit
BKT
Sport

Fernandes votohet si transferimi më i mirë i Premierligës gjatë Janarit

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është votuar si transferimi më i mirë në histori të Premirligës që ka ndodhur në afatin e janarit.

Portugezi edicionin e kaluar në janar iu bashkua “Djajve të Kuq” dhe ka qenë i padiskutueshëm derisa shumicën e ndeshjeve ka qenë çelësi në fitore, përcjellë lajmi.net.

Sipas një sondazhi të bërë nga media e njohur angleze, BBC Sport, Fernandes ka qenë më i votuari.

Fernandes ka fituar 31 për qind të votave, ndjekur nga Van Dijk me 26 për qind, Nemanja Vidic renditët i treti me 15 për qind, derisa pozitën e katër e mban Luis Suarez me 13 për qind.

Fernandes vazhdon të shkëlqejë në Premierligë, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 paraqitje duke regjistruar 11 gola dhe dhuruar tetë asistime./Lajmi.net/