17:22 / 02.02.2021
Ansu Fati humbet ndeshjen ndaj PSG-së shkaku i lëndimit
Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen kundër PSG-së në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Lojtari, doktorët e klubit dhe Ramon Cugat, personi që e operoi, nuk mendojnë se talenti do rikthehet, transmeton lajmi.net.
Prioriteti i Barcelonës është shërimi i plotë i spanjollit edhe pse mungesa e tij është vërtet duke u vërejtur më të madhe.
Ndeshja ndaj PSG-së nuk shihet si e mundshme për 18-vjeçarin, ngase vazhdon të këtë dhimbje në gju.
Shpresa e Fatit është të rikthehet për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së që zhvillohet në muajin mars./Lajmi.net/























