Dzeko drejt largimit nga Roma gjatë verës
BKT
Sport

Dzeko drejt largimit nga Roma gjatë verës

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko pritet të largohet nga “Olimpico” në qershor.

Pavarësisht që u pajtuan me trajnerin Paulo Fonseca dhe u rikthye në skuadër, situata mes dy skuadrave momentale nuk është në nivelin e duhur, transmeton lajmi.net.

Fonseca pritet të mbetet në kreun e Romës, edhe pse klubi italian ka marrëveshje paraprake me Max Allegrin.

Dzeko u rikthye gjatë kësaj jave në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit.

Sipas Corriere dello Sport, 34-vjeçari do largohet në fund të edicionit.

Dzeko ishte pranë kalimit verën e kaluar te Juventusi, por marrëveshje dështoi meqenëse Arkadiusz Milik nuk u largua nga Napoli.