Pritja

Pritja

Poezi nga Dritero Agolli

Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjeter e kalter

Kete harmoni shkrepetima e prish

Gjysma e shpirtit e ngrire dhe gjysma tjeter e vaket

Dhe ne gjoks nje ankth si iriq.

Ndaj sot nuk do shkojme kurrkund,

As ne koncert, as ne park, as ne varre;

Ti shko ne dhomen tjeter dhe mbesen perkund

Dhe une po ndez nje cigare.

Mbase kujtohet im bir arratisur ne bote

Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon!

Ah, kjo cigare qe pi eshte e forte,

E ndiej kur ne gjoks me shtrengon.