22:43 / 10.02.2021
Atalanta kalon Napolin, në finale me Juventusin
Atalanta i është bashkuar Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.
Kjo pasi ka shënuar fitore ndaj Napolit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 3-1.
Atalanta kaloi në epërsi qysh në minutën e 10-të, kur Duvan Zapata shënoi për 1-0. Rezultati u thellua kur Matteo Pessina shënoi prapë.
Napoli zbuti rezultatin me golin e Hirving Lozano.
Por pas pak Pessina shënoi për 3-1 për Atalantan.























