10:33 / 11.02.2021
Drejtori i Milanit, Gazidis flet për Piolin dhe rinovimin me Ibrahimovic
Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis, vlerësoi Stefano Piolin si zgjedhjen e duhur ’për Rossonerët dhe tha se veterani Zlatan Ibrahimovic bën përjashtim nga të gjitha rregullat’.
Në një intervistë me Sky Sport Italia, CEO i Rossonerëve foli për trajnerin Pioli dhe pretendoi se ai i bindi ata në Derby della Madonnina sezonin e kaluar, shkruan lajmi.net.
“Një vit më parë, kundër Interit, ne pamë një plan lojë që na dha shumë besim. Ne humbëm, por e kuptuam që Stefano ishte zgjedhja e duhur. "
Drejtori Rossoneri vazhdoi të lavdërojë veteranin Zlatan Ibrahimovic dhe nuk përjashton mudësinë e një rinovimi me Suedezin.
“Absolutisht, pse jo,” tha ai. “Ai është përjashtim nga të gjitha rregullat, është unik.























