15:03 / 11.02.2021
Dukagjini mposht bindshëm 2 Korrikun, kualifikohet në çerekfinale
Dukagjini lehtësisht ka mposhtur 2 Korrikun, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës 3 – 1, shkruan lajmi.net.
Milicaj ishte i pari që zhbllokoi shifrat pas 17 minutave lojë.
Ndërsa, Osmani para se të përfundonte pjesa e parë shënoi gol për të dyfishuar rezultatin.
Kurse, goli i fitores u realizua nga skuadra e Dukagjinit qysh në minutën e 64-të.
E vetmja që mund të bënte 2 Korriku ishte goli i nderit në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Dukagjini ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër, derisa pas hedhjes së shortit do ta mësojë kundërshtarin.























