23:29 / 11.02.2021
Kreu i FFK-së takon Wengerin
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka takuar trajnerin e përmasave botërore, Arsene Wenger.
“Ditë e ngjeshur me takime në Doha të Katarit, por edhe një mbrëmje relaksuese me finalen e Kupës së Botës për klube, Bayern Munich – Tigres UANL.
Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger. Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe storia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi. Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger!”, ka shkruar Ademi në Facebook.























