Moti i keq ndalon futbollin në Shqipëri
BKT
Sport

Moti i keq ndalon futbollin në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate të shkurtër, ka njoftuar se pezullohen të gjitha ndeshjet e futbollit, në të gjitha kategoritë, që ishin parashikuar të zhvilloheshin këtë të diel.

"Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen. Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim", ka njoftuar FSHF.