18:07 / 15.02.2021
Dortmundi nga sezoni i ri do të drejtohet nga Marco Rose
Borussia Dortmund do të ketë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti gjerman nuk ka arritur pritshmëritë këtë edicion dhe ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre javë më parë, ndërsa tani udhëhiqet nga ndihmësi i tij Edin Terzic, transmeton Telegrafi.
Por as boshnjaku nuk do ta ketë besimin e drejtuesve të klubit për edicionin e ardhshëm, pasi Dortmund ka zgjedhur trajnerin Marco Rose që aktualisht është pjesë e Borussia Moenchegladbach.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Gladbah, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetet zyrtare zbardhi marrëveshjen e Rose me Dortmundin.























