18:40 / 15.02.2021
Koeman: Nuk shoh skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht
Barcelona do të përballet nesër me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shpreh i bindur se momentalisht nuk ka skuadër më të mirë se katalunasit, transmeton Gazeta Express.
“Nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht. Por, nuk është mirë të presësh të fitosh Ligën e Kampionëve me ndryshimet që kemi bërë këtë sezon. Ekipi është në një nivel të lart dhe mund të mposhtim çdo skuadër” – tha trajneri holandez.
Barcelona në vitin 2021 ka fituar të gjitha ndeshjet në La Liga, duke e zënë vendin e dytë në tabelë.























