10:05 / 20.02.2021
Besart Berisha shpërthen me dy gola në Australi
Western United e ka mposhtur 4-1 Macarthur FC.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha.
Ai shënoi dy gola, për 2-0 dhe rezultatin 4-0.
Kjo ishte ndeshja e shtatë këtë sezon për Berishën në A-League dhe ka shënuar deri më tani 3 gola.























