S’ndalet Laçi, Teuta ‘rrah’ Tiranën
BKT
Sport

S’ndalet Laçi, Teuta ‘rrah’ Tiranën

Janë zhvilluar sot tri ndeshje nga xhiroja e 20 e Superligës së Shqipërisë në futboll.

Teuta e ka mposhtur Tiranën me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm e realizoi Vila në minutën e 20’ të ndeshjes duke ia siguruar kështu tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Laçit dhe Kastroitit, triumfuese doli skuadra e Laçit e cila po e vazhdon formën e saj të jashtëzakonshme dhe sot fitoi duke iu falënderuar goli të Lushkjas të realizuar në minutën e 32-të.

Ndërkohë Bylisi e ka mposhtur Apolonia Fierin me rezultat 1-0.