Edhe West Ham-i mposht Tottenham-in e Mourinhos
BKT
Sport

Edhe West Ham-i mposht Tottenham-in e Mourinhos

Tottenham Hotspur ka humbur ndeshjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kuadër të Premierligës.

West Ham po tregon formë të mirë këtë sezon, ata u treguan vendimtar që nga fillimi i ndeshjes.

Fillimisht ishte Michail Antonio që i dha epërsinë në min (5’) vendasëve. Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të West Ham United.

Në pjesën e dytë, “The Hammers” dyfishuan rezultatin përmes Jesse Lingard min (47’).Për Tottenhamin, ishte Lucas ai që shënoi golin e nderit në min (64’).

Rezultati përfundimtar, West Ham United 2-1 Tottenham Hotspur. West Hami qëndron në pozitën e katërt me 45 pikë, ndërsa “Spurs” qëndron në pozitën e nëntë me 36 pikë.