17:20 / 22.02.2021
Ancelotti: “Dua të hyj në histori“
Carlo Ancelotti është plot humor pas fitores të Evertonit ndaj Liverpoolit pas 21 vitesh dhe thotë se dëshiron të shkruajë historinë.
“Mesa duket unë jam trajneri që munda Liverpoolin në shtëpi pas 21 vitesh. Nuk e di nëse kjo mjafton për të hyrë në historinë e këtij klubi, por nëse nuk mjafton, do vazhdoj të punoj", ka thënë ai, transmeton "Panorama".
Kjo fitore përkthehet se ne mund të konkurrojmë, ndoshta jo në cilësinë teknike të Liverpoolit por treguam një shpirt të fortë gare dhe po përmirësohet besimi. Sigurisht që duhet të përmirësohemi ende”.























