Librat që të japin mësimet më të vlefshme për jetën

Librat që të japin mësimet më të vlefshme për jetën

Për të mësuar gjëra të mira, të rëndësishme mbi jetën dhe vendimet, nuk duhen shumë libra, por duhen libra të mirë e të dobishëm. Janë disa tituj që i kanë rezistuar kohës, librave të shkruar e botuar pas tyre, që japin mësime shumë te vlefshme kur është fjala për ne dhe vendimet që marrim përgjatë jetës.

Duke lexuar secilin prej këtyre librave ju do të filloni të shihnin botën ndryshe.

“Fahrenheit 451” nga Ray Bradbury

Shoqëria moderne nuk është përshkruar në asnjë novelë më mirë se në librin “Farhrenheit 451”. Qëllimi i saj kryesor që është konsumimi. Autori na kujton se gjëja më e keqe në botë është kur njerëzit e humbin lidhjen me njëri tjetrin dhe kur distancohen nga natyra dhe nga trashëgimia intelektuale.

“Flowers for Algernon” nga Daniel Keyes

Një rrëfim i jashtëzakonshëm mni atë që kalojn gjatë jetës njerëzit me aftësi të kufiuara. Është një përshkrim mbi atë se si e kaluara ndikon në të ardhmen e tyre. Charlie Gordon, një njeri me një aftësi të kufizuar intelektuale, i nënshtrohet një eksperimenti që mund të rrisë fuqinë e tij të trurit. Por problemi i vetëm është se eksperimenti nuk ka qenë kurrë më parë i testuar në një qenie njerëzore.

“Brave New World” nga Aldous Huxley

Ky është një roman i zhanrit fiksion për një të ashtuquajtur shoqëri ideale të krijuar nga Kontrollorët Botërore. Shumica e njerëzve janë të kënaqur me mënyrën se si gjërat janë të organizuara në botë dhe në jetën e tyre, ata i gëzohen inxhinierisë gjenetike, shpëlarjes së trurit, seksit dhe drogës, si dhe ndasive në nivelet shoqërore.  Krahas kësaj në këtë libër vihet theksi fuqishëm tek ata që kanë guxim për të proklamuar ndryshimet, ngrisin zërin kundër proceseve të caktuara dhe duan ndryshime.

“The Trial” nga Franz Kafka

Franz Kafka e përfundoi këtë libër në vitin 1915 por ai u publikua pas vdekjes së tij në 1925. Është një rrëfim i jashtëzakonshëm për Josef K i cili arrestohet për arsye të panjohura. Gjatë gjithë historisë, Josef K. lufton kundër absurditetit të gjendjes së tij. /up/