Boshnjaku: Ende s’kemi bërë asgjë, duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet

Boshnjaku: Ende s’kemi bërë asgjë, duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka folur para ndeshjes së të shtunës me Trepçën `89.  Ai ka thënë se Prishtina duhet të vazhdojë të fitojë ndeshjet. 

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë Boshnjaku.